M.D. Blerina Mustaqe (Kokoneshi)

Dr.Blerina është diplomuar me rezultate të larta nga Universiteti "CAROL DAVILA" i Bukureshtit në 2004. Menjeherë pas studimeve ushtroi profesionin e Mjekes - Stomatologe në Selanik - Greqi.

  • Nga viti 2007 e deri më sot ushtron profesionin e Mjekes - Stomatologe në kliniken e vetë private tek Kristal Center - Komuna e Parisit, Tiranë, duke ofruar një gamë te gjërë shërbimesh cilësore, me përkushtim, përgjegjësi e profesionalizëm ndaj klientëve.

  • Në vitet 2014 - 2017 ushtronte profesionin paralelisht dhe në kliniken Dentallfine, Bucharest - Romania.

  • Nga viti 2018 është anetare e Urdhrit të Stomatologëve të Zvicrës dhe paralelisht bashkëpunëtore në klinikën Lefko, Genève - Suisse.

  • Prej vitit 2021 zgjeroi aktivitetin me një tjetër klinike dentare moderne në një nga destinacionet turistike kryesore të Greqise, në qytetin e Loutraki.

  • Në vitin akademik 2021 - 2022 u specializua pranë Universitetit të Athinës në Laser Dentistry Innovations.

Dr.Blerina është anetare e urdhrit të Stomatologëve në Shqiperi, Zvicer, Greqi dhe Rumani. Ka zhvilluar me dhjetera trajnime e referuar në konferenca shkencore brënda dhe jashtë vendit.

Dr.Blerina dhe ekipet që drejton janë të perkushtuar në maksimum për të ofruar shërbime stomatologjike cilësore, bashkëkohore me zgjidhje të personalizuara për secilin nga klientët tanë.

- Background -

- Rreth Nesh -

Klinika jonë u themelua në vitin 2008. Që atëherë, misioni yne ka qenë t'u sigurojë pacientëve tanë trajtimet më të mira të kujdesit dentar në Shqipëri.

ÇFARE NA DALLON?

Duke ruajtur vazhdimisht nivelin e punës në standardin e ekselencës në mjekësinë dentare, Dr. Blerina Mustaqe bashkëpunon me një ekip specialistësh te spikatur ne fushën e mjekësisë orale. Stafi i klinikes ka në dispozicion pajisjet më moderne mjekësore për të arritur rezultatet më të mira për pacientin! Klinika jonë operon sipas standardeve më rigoroze ndërkombëtare, për të ofruar një gamë të plotë trajtimesh si:

-Rehabilitimet komplekse orale

- Stomatologji e përgjithshme

- Implantologji dentare

- Ortodonci

- Kirurgji orale

- Paradontologji

- Estetike dentare

- Pedodonci

LOVE CREATING SMILES…

Ne e kuptojmë kompleksitetin e problemeve dentare dhe nevojën absolute për t'iu qasur atyre me kujdesin dhe profesionalizmin maksimal! Ne i themi PO çdo sfide profesionale sepse stafi ynë i dedikuar perbëhet nga dentistë të mirënjohur në Shqipëri dhe pajisjet, teknologjitë dhe materialet e përdorura janë të markave elitare të mjekësisë dentare.

Ekipi yne ka një qëllim të mirëpërcaktuar: të ofrojë kujdesin më të mirë dentar për pacientët tanë, duke garantuar standardet më të larta të cilësisë dhe kënaqësinë e përfituesve të shërbimeve tona! Ky përkushtim është ajo që na përfaqëson dhe që na dallon!

- Dr.Fiorela Kembaci

Doktoresha i eshte përkushtuar odontologjisë, stomatologjisë konservative dhe restaurimeve protetike. Disa e quajnë pasion, ajo mendon që është një profesion, të cilit i shton informacion, praktikë të vazhdueshme, këmbëngulje dhe vetëpërmirësim. Suksesi në këtë fushë përkthehet në cilësi dhe, padyshim, kënaqësi të pacientit.

- Megi Myrta (infermiere)

Megi sjell në çdo ditë pune seriozitet, pergjegjshmeri dhe diskrecion të veçantë, por edhe një përfshirje të veçantë. Është një shembull motivimi për të gjithë ekipin dhe një mbështetje e vazhdueshme për pacientët tanë.

-M.D. Blerina Mustaqe (Kokoneshi)

Dr.Blerina është anetare e urdhrit të Stomatologëve në Shqiperi, Zvicer, Greqi dhe Rumani. Ka zhvilluar me dhjetera trajnime e referuar në konferenca shkencore brënda dhe jashtë vendit.

Dr.Blerina dhe ekipet që drejton janë të perkushtuar në maksimum për të ofruar shërbime stomatologjike cilësore, bashkëkohore me zgjidhje të personalizuara për secilin nga klientët tanë.

Stafi Ynë

1.

3.

4.

- Dr. Olsi Gjergji (Kirurg)

Dr. Olsi është anëtar i urdhrit të mjekëve në Shqipëri dhe Gjermani. Ai ka kryer dhjetëra trajnime dhe ka marrë pjesë në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit, duke u specializuar në kirurgjinë orale, maksilofaciale dhe rehabilitimin total të kafshimit. Dr. Olsi ofron shërbime mjekësore dhe kirurgjikale cilësore, bashkëkohore, me zgjidhje të personalizuara për çdo pacient.

2.